Ndriçimi gjatë gjumit shkakton depresion

24/07/2012 00:00

Fjetja në një dhomë me shumë ndriçim mund të shkaktojë depresion, të paktën sipas studimit të një grupi psikologësh amerikane.

Aq i ndjeshem eshte truri njerezor gjate drites, sa qe edhe ndriçimi i një televizori apo kompiuteri të lënë ndezur gjatë natës mund të jetë i mjaftueshëm për të krijuar këtë efekt.

Në studimet e kryera mbi kavie, u vërtetua se ndriçimi gjatë natës mund të shkaktojë ndryshime në tru, duke ndikuar në shfaqjen e simptomave të depresionit.

Në testimet e realizuara, u tregua se ekspozimi i tepërt i tyre ndaj dritës bënte që në mëngjes kaviet të kishin më pak energji dhe motivim në realizimin e detyrave të përditshme.

”Ndonëse asnjë testim nuk është kryer mbi qëniet njerëzore, është e qartë se rezultatet e kavieve, tregojnë shenja identike me depresionin tek njerëzit”, deklaroi Tracy Bedrosian, e Universitetit Shtetëror të Ohajos.

Megjithatë, studimi tregoi edhe një anë tjetër, që truri i njeriut gjithsesi nuk është i mësuar me errësirën e plotë.

Krijimi i kushteve të tilla që e bëjnë edhe më të errët dritën e natës, ndikon duke krijuar efektin e kundërt, duke bërë që gjumi të zgjatet e zgjimi të vështirësohet.

Top Channel