Çfarë ere mban hapësira është një pyejte që prej kohësh ka krijuar debate në komunitetet shkencore.

Megjithatë, një austronaut që ka qëndruar për disa muaj në stacionin orbitor, i cili qëndron pezull në hapësirë si një bazë për eksplorimin e mëtejshëm të kozmosit nga njeriu, është në gjendje të japë një përgjigje.

Sipas tij, gjatë të gjithë kohës që ai ka qëndruar në hapësirë ka ndierë era mish dhe metal. Konkretisht, ai përshkroi erën e një bifteku dhe të një metali të mbinxehur, kur u pyet rreth kësaj.

Tony Antonelli, austronauti në fjalë deklaroi se “era e hapësirës është një erë që çdokush e ka provuar në tokë. Vjen era mish dhe metal”, tha ai.

Nga ana e tij, Thomas Jones, një austronaut që ka qenë tre herë në hapësirë, shtoi se “mban mend që era ishte veçanërisht shpuese, e ngjashme me erën e squfurit”.

Aktualisht, NASA është duke punuar për të përcaktuar se cila është era që mban hapësira, por ndërsa pretendimi për erën e mishit është i çuditshëm, ajo e metalit, duke parë përbërjen e kozmosit, ishte e parashikueshme që më parë.

Top Channel