Brenda burgut më të famshëm amerikan

23/07/2012 17:35

I njohur si burgu më i vjetër ende në përdorim i ndërtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai i San-Quentin në Kaliforni ka tërhequr vazhdimisht interesin e publikut, edhe sepse në të kanë vuajtur dënimet disa prej kriminelëve më famëkeq të historisë.

Historia shekullore e burgut nis me zbulimin e arit në zonë, çka solli dyndje të mëdha njerëzish drejt perëndimit.

Megjithatë, së bashku me ëndrrën e arit, në San-Quentin mbërritën edhe shumë keqbërës, duke detyruar autoritetet amerikane të paspavarësisë në shekullin XVIII, që të improvizonin një burg në një anije prej druri, të ankoruar vazhdimisht në Gjirin e Françiskos.

Shumë shpejt, anija nisi të mpipopullohej dhe ndërtimi i burgut të San-Quentin u urdhërua në vitin 1852, me punën që nisi dy vjet më vonë.

Aktualisht, një institucion riedukimi që pret me mijëra të burgosur, San-Quentin ka një sipërfaqe prej 110 hektarësh dhe në një vend panoramik buzë Oqeanit Paqësor, ai zë një truall me një vlerë prej 650 milionë dollarësh.

Në të ndodhet ende një dhomë gazi, e vetmja ende në funksionim në të gjithë bregun perëndimor të SHBA-së.

Jeta në San-Quentin, burgu ku së bashku me trafikantë e vrasës qëndrojnë edhe të dënuarit me vdekje, u dokumentua në një reportazh të rrallë fotografik nga një reportere amerikane.

Top Channel