Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Facebook na ka bërë të gjithëve të ritakojmë virtualisht njerëz, të cilët mund të kishim vite pa i parë.
Por në SHBA, Facebook ka arritur që të lidhë nënën me vajzën, të cilat nuk shiheshin me njëra-tjetrën, prej gati gjysmë shekulli.
Stephania Phillips, përdori rrjetin social për të rënë në gjurmët e nënës së saj Joan Wehrmeyer, të cilën e kishte prekur për herë të fundit kur ishte një bebe në vitet 60-të.(Vajza nuk mbante mend asgje nga kontakti me nenen e saj per shkak se kur u ndane ajo ishte shume e vogel).
Përmes Facebook, Stephania e gjeti nënën e saj dhe të dyja u takuan në një lokal për të parë nga afër njëra-tjetrën.
Zonja Wehrmeyer, e cila mbiemrin e vajzërisë e kishte Courchene, ishte vetëm 17 vjeç kur u martua me Richard Botwin, babanë e vajzës. Pak kohë më vonë lindi Stephanie, por problemet me familjen e bashkëshortit të saj u bën shkak që ajo të largohej dhe t’ia linte vajzën atyre.
Stephanie qëndroi me babanë e saj në New Jersey, ndërsa nëna, e cila tani është 67 vjeç, udhëtoi në jug të Floridas dhe u rimartua. Ajo tani ka një fëmijë të lindur natyralisht dhe një të adoptuar.Aktualisht ajo jeton në Coral Springs.
Stephania, 48 vjeç, e cila jeton në Pennsylvania e përshkruan takimin me nënën e saj, si një ëndërr që u bë realitet.
“Ndërsa rritesha nuk u lejova kurrë që të bëja pyetje rreth nënës sime. Ishte thuajse një tabu”, tregon ajo.
Stephania e kërkoi nënën e saj për vite të tëra, por kishte dështuar. Ajo arriti të gjente mbiemrin e vajzërisë së nënës së saj, dhe ky ishte çelësi për ta gjetur në Facebook. Fatmirësisht nëna përdorte këtë mbiemër në profilin e saj dhe kështu u krye lidhja nënë e bijë pas shumë vitesh.
Top Channel