YouTube, opsion për errësimin e fytyrës

19/07/2012 00:00

Një opsion që lejon errësimin e fytyrës së personave që shfaqen në video është risia e prezantuar nga YouTube.

Opsioni i ri është i dobishëm për privatësinë, por edhe për të mbrojtur identitetin e personave që vendosin pamje nga situata të veçanta, si për shembull revoltat politike.

“Qytetarët luajnë një rol kyç në dhënien e informacioneve dhe në shpërndarjen e videove që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut në botë. Jemi të angazhuar për krijimin e instrumentave më të mirë për t’i ndihmuar”, thotë Amanda Conway, nga You Tube.

Top Channel