Windows 8, në treg në fund të tetorit

19/07/2012 00:00

Windows 8 do të jetë në dispozicion të përdoruesve të PC-ve duke filluar
nga 26 tetori i ardhshëm. Lajmin e ka komunikuar vetë kompania.

Software-i do të dalë në 231 tregje dhe në 109 gjuhë. Përdoruesit e Windows XP, Vista dhe Windows 7 do të mund të bëjnë përditësimin vetëm për 39.99 dollarë.

Ndërkohë, burime të pakonfirmuara thonë se tableti i Microsoft, i quajtur Surface, do të dalë në të njëjtën periudhë, në mos në të njëjtën ditë.

Produkti në fjalë u prezantua muajin e kaluar nga administratori i deleguar Steve Ballmer, në Milk Studios të Los Anxheles, ambjentet e të cilave rezervohen për ceremonitë e Grammy Award.

“Deshëm t’i jepnim Windows 8 shokun e saj, në kuptimin e hardware-it. Objekti është konceptuar, dizajnuar dhe ndërtuar tërësisht nga punonjësit e Microsoft”, deklaroi administratori.

Në fakt, Surface do të jetë i pajisur me Windows 8 dhe çmimi i saj do të jetë “i krahasueshëm” me ato të tabletave të tjera.

Platforma është e hollë 9.3 milimetra dhe peshon 0.676 kilogramë, në linjë me standartet e iPad-it. Ajo ka një mbrojtëse magnetike që funksionon me tastierë “touch”.

Top Channel