Lojrat Olimpike, “fitojnë” prezevativët

19/07/2012 20:35

Lojrat Olimpike janë evenimenti më i shumëpritur për te gjithe atletet, por kjo nuk do të thotë se dy javët e kaluar në fshatin olimpik gjatë zhvillimit të kompeticionit jetohen në qetësi, ankth dhe stervitje te vazhdueshme.

Në fakt, ndonëse mbi 10 mijë sportistë nga e gjithë bota kanë mbërritur dhe po mbërrijnë çdo ditë në Londër, organizatorët kanë të qartë se jeta në apartamentet e ngritura për ta i ngjason më shumë asaj të konvikteve të tejmbushura me studentë.

Për këtë arsye, një total prej 150 mijë prezervativësh do të shpërndahet për çdo atlet, nga 15 për secilin.

Kjo është një rritje drastike nga masat mbrojtëse që iu ofruan falas atletëve gjatë zhvillimit të Pekin 2008, ku në fakt u shpërndanë “vetëm” 100 mijë prezervativë, për një numër pothuajse të njëjtë atletësh.

Një kompani e prodhimit të prezervativëve, “Durex”, është një prej sponsorve zyrtarë të Lojrave Olimpike dhe lajmi i mirë për taksapaguesit britanikë është që kjo sasi e pabesueshme masash mbrojtëse shpërndahet në bazë të kontratës së lidhur dhe jo me paratë e tyre.

Top Channel