Groenlandë, shkëputet ajsbergu dy herë sa Manhatani

19/07/2012 03:44

Akullnaja e Petermann, në pjesën veriore të Groenlandës ka shkëputur një ajsberg dy herë me përmasat e Manhattanit, thanë shkencëtarët.

Pamjet nga një satelit i NASA-s tregojnë ishullin duke thyer një masë të akullt që shtrihej në fundin e akullnajës.

Në vitin 2010 një masë e akullt në ishull rreth 250 km katrorë, u shkëput nga e njëjta akullnajë.

Akullnajat prodhojnë ajsbergë natyralisht, por shtrirja e ndryshimeve në akullnajën Petermann në vitet e fundit i ka kapur shumë ekspertë në befasi.

“Ky nuk është një kolaps, por sigurisht që është një ngjarje e rëndësishme”, tha Eric Rignot nga NASA.

Disa vëzhgues të tjerë kanë shkuar më tej. “Është dramatike. Është shqetësuese”, tha për Associated Press Andreas Muenchoë nga Universiteti i Delaëare.

“Ne kemi të dhëna prej 150 vjetësh dhe shohim ndryshime që nuk i kemi parë në të shkuarën”, ka shtuar Muenchoë.

Megjithatë, kjo ngjarje nuk pritet të ketë një ndikim mbi nivelin e deteve pasi akulli është zhvendosur tashmë.

Top Channel