Dorashka që i bën të gjithë pianistë

18/07/2012 18:10

Një pajisje e re e teknologjisë së lartë është në gjendje që t’i mësojë të gjithëve se si të luajnë piano.

Megjithatë, ndërsa pajisja mund të programojë të gjithë lëvizjet e gishtave nëpërmjet disa impulseve mikroelektrike në gjendje të replikojnë sinjalet që jep truri, e duke shndërruar kështu me pak sforco një amator në një pianist të talentuar, qëllimi i saj parësor nuk është të zhvillojë aftësitë muzikore midis njerëzve.

Dorashka në fjalë është ndërtuar nga një kompani, me qëllimin që të ndihmojë njerëzit me probleme motorike.

Sipas prodhuesve të saj, ajo mund të ndihmojë për të përmirësuar ndjesinë dhe aftësitë e njerëzve me dëmtime në shtyllën kurrizore.

Megjithatë, aftësitë e saj shtesë mund ta shndërrojnë në një bum komercial, edhe më shumë se sa qëllimi i vërtetë për të cilin është ndërtuar.

Top Channel