Zbulohen veshje intime femrash 500-vjeçare

17/07/2012 00:00

Zbulohen në dërrasat e dyshemesë së një kështjelle austriake të
shekullit të 15-të një palë veshje intime që ngjasojnë jashtëzakonisht
shumë me modelet e sotshme, duke shokuar historianët, të cilët kishin
besuar se realisht veshjet intime kishin marrë formën e tyre në një
periudhë më të vonshme.

Pavarësisht transformimit prej shekujve, këto të brendshme ngjasojnë shumë me bikinit moderne në ditëve të sotme.

Ishte menduar se burrat në atë kohë përdornin si veshje intime pantallonat e shkurtra e për gratë besohej se përdornin bluza të holla ose këmisha nate.

Mendohej se të mbathurat nuk ishin shpikur më herët se shekulli i 18-të, ndërsa recipetat besohej se ishin shfaqur për herë të parë rreth 100 vjet më parë.

Top Channel