Vajza bie nga kati i tretë, e pret fqinji

17/07/2012 00:00

Një vajzë 7-vjeçare në Brooklyn të New York-ut shpëtoi nga vdekja falë ndihmës së jashtëzakonshme që i dha fqinji i saj.

Keyla McCree ishte ngjitur në aparaturën e jashtme të kondicionerit në katin e tretë të ndërtesës ku banonte,ndërsa kërcente dhe këndonte.

52-vjecari Steve St Bernard, me profesion shofer autobus qëndroi poshtë ndërtesës dhe pasi vajza ra aksidentalisht nga lartësia, ai arriti ta kapte dhe t’i shpëtonte asaj jetën.

“Luta Zotin që të arrija ta prisja. Isha poshtë saj dhe u përpoqa të ruaja qetësinë”, tha 52-vjecari për New York Daily News.

  

Dëshmitarët i dhanë policisë së vajza autike doli jashtë dritares se apartamentit, ku jetonte rreth orës 14.00 dhe qëndroi aty për disa minuta duke kënduar dhe kërcyer.

Një person arriti të filmojë gjithë skenën e tmerrshme që për fat përfundoi pa viktima, ndërsa St Bernard, baba i katër fëmijëve, pati vetëm një dëmtim të vogël në krahë.

Top Channel