Ndërsa të qënit gjithmonë e më i dobët është shndërruar në një element të vërtetë kulturor dhe kerkese e stilit modern te jeteses, fiksimi pas peshës është shndërruar në një mani për shumicën e të rinjve.

Një studim i një reviste amerikane tregoi se pavarësisht shendetin qe kane, femrat mendojnë mesatarisht tre herë në ditë se kanë disa kile më tepër seç duhet.

Një rritje e madhe e ankthit mbi peshën dhe pamjen fizike është shtuar edhe tek meshkujt, ndonëse shqetësimi i tyre mbetet ende në disa nivele më të ulta.

Sipas studimit, edhe njerëzit brenda peshës së tyre ideale, besojmë se kanë të paktën një 2-3 kilogram më shumë nga sa duhet.

Përsa i përket pamjes ideale, të anketuarit përzgjodhën këmbët e Cameron Diaz si më të hijshmet, të pasmet e Kim Kardashian, stomakun e sheshtë të Gisele Bundshen dhe kraharorin e Jessica Simpson, si pjesët që do të formonin një femër të përkryer.

Përsa i përket meshkujve, një i tillë ideal do të kishte këmbët atletike të David Beckham, të pasmet e Channing Tatum, abdominalet e Mark Wahlberg dhe kraharorin e Mattheë McConaughey.

Top Channel