Një vend për të sfiduar vdekjen

17/07/2012 18:00

300-400 metra nga toka, është vendi ideal për të varur prej adrenalinës që të realizojnë aventurat e tyre.

Kështu, shteti i Utah në SHBA, ka gjetur papritur një destinacion të papritur turistik.

Mbi shkretëtirën e Moabit, në një vend ku malet ndërthurren me kanione dhe humnera pingule, autoritetet lokale kanë investuar në disa kabllo të varur në ajër dhe disa lehtësira të tjera, që e kanë shndërruar zonën në një parajsë për të gjithë ata që duan të rrezikojnë jetën në sporte ekstreme.

Fotot e një grupi aventurierësh, të cilët sfiduan vdekjen në veprimet e tyre të guximshme, ishin ato që së fundmi fituan vëmendjen e shtypit rozë.


Top Channel