Banorët e qyteteve bregdetare jetojnë më mirë

17/07/2012 17:10

Banorët që jetojnë në qytete bregdetare kanë një cilësi jetese më të mirë se ata në qytete të ndodhura në zonat kontinentale, zbuloi një studim i realizuar në Britani.

Kërkuesit arritën në këtë përfundim duke bërë një krahasim të thjeshtë të disa të dhënave të grumbulluara gjatë dy përllogaritjeve të fundit të popullsisë në Britaninë e Madhe, në vitin 2001 dhe 2011.

Duke analizuar gjykimin e 60 milionë britanikëve, mbi gjendjen e tyre shëndetësore, u arrit në përfundimin se ata që jetojnë buzë detit, janë përgjithësisht më të shëndetshëm dhe ndihen më në formë se bashkëkombasit e tyre të metropoleve të mëdha apo qyteteve në brendësi të ishullit.

Ekzistojnë të dhëna se një përfundim i tillë është universal dhe vlen edhe për vendin tonë.

Qytetet bregdetare gëzojnë përgjithësisht një klimë më të freskët në verë dhe më të butë në dimër, më shumë ditë me diell, më pak rreshje dhe banorët e tyre janë të ekspozuar nga prezenca e elementëve të dobishëm në ajër, siç është jodi.

Top Channel