Hamburgeri sa një tavë byreku

16/07/2012 16:20

Një restorant në SHBA ka vendosur të eksportojë në Europë një hamburger, në gjendje që të të shuajë urinë për një javë të tërë.

E vështirë për t’u besuar, por edhe skeptiku më i madh është i detyruar të tërhiqet përballë një hamburgeri që përmban më shumë se një kilogram mish dhe më shumë se 200 gramë djathtë të shkrirë e po aq qepë.

E gjitha kjo, e vendosur midis dy shtresave të bukës me përmasa të ngjashme si ato të një tave byreku.

I ideuar fillimisht në SHBA, ku u shndërrua në një ushqim të preferuar për shumë obezë, linja e restorantit që e shërben ka hapur disa restorante në Britani dhe së shpejti synon të zgjerohet në të gjithë Europën, me qëllimin e thjeshtë që të ngopë të gjithë grykësit.

Megjithatë, ndonëse harmburgeri është pothuajse i papërballueshëm për një njeri normal, ai mbetet dukshëm inferior rekordit të librit “Guinnes”, ku harmburgeri më i madh është ai i një kuzhinjeri kalifornian, që vendosi rekordin me një harmburger një metër e gjysmë të gjatë, një metër të gjerë dhe me një peshë prej rreth 300 kilogramësh.

Top Channel