Studimi, ankthi i plak gratë më shpejt

14/07/2012 00:00

Qetësia është sekreti i rinisë së përjetshme për gratë. Të paktën ky është konkluzioni i një studimi të publikuar në faqen elektronike të revistës PlosOne, i kryer nga “Brigham and Women’s Hospital” e Bostonit.

Nga studimi ka rezultuar se gratë që bien shpesh pre e ankthit, sidomos atij fobikë, i kanë telomerët më të shkurtër sekuenca të vendosura në ekstremitetet e kromozomeve, e për pasojë plaken më shpejt.

Kjo për faktin se telomerët janë pjesa terminale e ADN-së që mbron materialin gjenetik nga dëmtimet dhe mplakja.

Top Channel