Balotelli vazhdon të shënojë

13/07/2012 00:00

Ish e dashura e tij është shtatzënë dhe ndoshta mund të jetë ai babai i
fëmijës, por kjo nuk e ka penguar Mario Balotelli-n që të argëtohet këtë
verë.

Sulmuesi italian vazhdon të shijojë pushimet e tij në Ibiza në shoqërinë e femrave.

Ai është parë pranë dy vajzave të bukura, elegante dhe tërheqëse, ndërsa me njërën prej tyre duket i lumtur ndërsa shëtisin me motorr uji.


 

Ish e dashura Rafaella Fico njoftoi disa javë më parë se është shtatzënë dhe se do të bëjë testin e ADN-së për të vërtetuar që babai i fëmijës është Mario.Fico u nda nga Mario në prill, për shkak se ai e tradhëtoi.

Top Channel