Vera është periudha më e mirë për pushimet dhe yjet e sportit nuk
ngurrojnë ta shfrytëzojnë sa më mirë këtë. Dikush qëndron me familjen,
diksjh tjetër me të dashurën apo të fejuarën, ndërsa të tjerë prefeojnë
të shkojnë në bregdetet më të bukur së bashku me miqtë e tyre.

Një prej tyre është edhe mesfushori Cesc Fabregas i cili ndodhet në Porto Cervo të Sardenjës së bashku me të fejuarën e tij, Daniela Seman. Këto ditë të nxehta, 25-vjeçari po kërkon të shfrytëzojë në maksimum pushimet përpara se të rikthehet në stërvitje me skuadrën në 30 korril.

Në Sardenja gjendet edhe tenisti Rafael Nadal. Spanjolli 26-vjecar ka preferuar të lërë Majorkën për ishullin italian së bashku me një grup miqsh të tij dhe mesa duket është takuar edhe me bashkëkombasin e tij, Fabregas.

Bregun e detit zgjodhi edhe Steven Gerrard, por kapiteni i Anglisë preferoi Ibizën së bashku me miqtë e tij. Prania e tij në ishullin spanjoll ka tërhequr jo pak vëmendjen e publikut sidomos atij femëror.


Ka nga ata që preferojnë të bëjnë pushime më pak ekzotike duke qëndruar në vendlindjen e tyre. Wayne Mark Rooney preferon të jetë me familjen e tij dhe së fundmi është parë në park së bashku me bashkëshorten Kolin dhe djalin e tij Kai. Një tablo vërtet shumë e këndshme me futbollistin anglez që sfaqet si një baba shumë i dashur.

Endi Mërrej suket se ka marrë veten pas humbjes në finalen e Uimbëlldonit kundrejt Federer, edhe pse ishte shumë e rëndë për të. Tenisti britanik u ngushëllua tek e fejuara e tij Kim Sirs me të cilën po kalon këtë periudhë pushimesh. ishte pikërisht zona e Uimbëlldonit më e preferuara për 25-vjeçarin, ku çifti u pikas nga fotografët të çlirët dhe të qetë në këto ditë vere.

Top Channel