Fotot e muajit të mjaltit të William & Kate

11/07/2012 16:05

Vonuan ca…por erdhën! 15 muaj pas ceremonisë martesore, gazetat australiane kanë botuar fotot e shkrepura nga muaji i mjaltit i çiftit mbretëror britanik, William dhe Kate.

Megjithë përpjekjet dhe organizimin e pushimeve “tepër sekrete”, William dhe Kate janë fotografuar fshehurazi nga paparacë (me sa duket mjaft të përgatitur) në plazhet e ishujve Seychelles në Oqeanin Indian.

Imazhet e para janë publikuar nga revista australiane, “Woman’s Day” e më pas janë shpërndarë me shpejtësi në të gjithë mediat gosip në mbarë botën.

Ndërkohë, nga Londra, vetë çifti mbretëror la të kuptohej se ndjeheshin “të tradhëtuar dhe të nxehur”. Muaji i mjaltit është dhe duhet të mbetet një fakt privat për këdo, citohet nga mediat britanike princi William.

Top Channel