Londër, shqiptari kërkon dëmshpërblim

10/07/2012 01:30

Ishte viti 2009 kur në kthim e sipër nga Shqipëria ku ndodhej me pushime Edmond Arapi është arrestuar në aeroportin e Gatëick-ut në Londër.

Iu tha se për të ka një urdhër arresti ndërkombëtar për një vrasje të ndodhur në Itali në 2006 dhe për të cilin ai ishte dënuar në mungesë me 16 vjet në qytetin e Gjenovës.
31-vjecari Arapi i cili kishte ardhur në Britani në 2000 kishte dalë vetëm dy herë jashtë Britanisë që kur kishte ardhur për herë të parë dhe kurrë nuk kishte qenë në Gjenovë ku ishe kryer vrasja.

Përkundër protestës së tij ai është mbajtur disa javë në burg në një kohë kur gruaja e tij ishte shtatzënë, në pritje të ekstradimit për në Itali për të vuajtur dënimin.

Sot ai ka tre fëmijë, por mbi të gjitha ka hequr nga qafa akuzën e rëndë të vrasjes së pa kryer prej tij.

Një fushatë në emër të tij nga organizata Fair Trails International arriti të bindë autoritetet se një person me të njëjtin emër dhe nga i njëjti vend nga vjen Arapi në Shqipëri është i dyshuari për atë vrajse dhe jo Edmond Arapi që tashmë është shtetas britanik.

Arapi që banon në Angli tashmë ka marrë një kompensim prej 18 mijë stërlinash si dëmshpërblim për kohën e burgosjes, stresin dhe shqetësimin e shkaktuar atij dhe familijes.“Asnjë sasi parash nuk mund të kompensojë realisht Edmondin, gruan dhe tre fëmijet e tij për këtë shqetësim, as edhe impaktin emocional dhe financiar të shkaktuar ndaj tij”, thotë Jogo Russel, Shefi Ekzekutiv i Fair Trails International.

Top Channel