Karaburun, jahtet dhe velierat në zonën e virgjër

10/07/2012 00:00

Gadishulli i Karaburunit është një perlë e natyrës aspak e shfrytëzuar
për turizëm masiv. Janë dhjetëra plazhe në këtë zonë të rrallë për
bukurinë e tyre, natyrën e veçantë dhe pastërtinë e ujërave.

Por edhe Karaburuni ka turistët e tij, ata jane me se shumti njerez qe e njohin mire zonen dhe qe preferojne qe udhetimin ne plazhet e gadishullit ta bejne me veliera, jahte dhe skafe.

Plazhi i Shen Vasilit, nje nga zonat e njohura ne mesjete si port e me pas e perdorur nga ushtria. Ne kete plazh mungojne objektet e infrastruktures, lokalet, restorantet dhe hotelet dhe pikerisht per kete fakt, kjo zone eshte shume e pelqyer.

E gjithe zona eshte e paprekur dhe ka fatin e madh qe mund te hyje ne harten e turizmit masiv ne Shqiperi duke mos perseritur gabimet e medha qe po demtojne plazhet e tjera ne vend me ndertimet pa kriter.

Top Channel