Robert Pattinson: Dua të luaj agjentin 007

09/07/2012 17:10

Robert Pattinson dëshiron që pas 20 vitesh të interpretojë rolin e James Bond.

Aktori britanik, i cili është bërë i famshëm si vampiri Edward në sagën ‘Twilight’, theksoi për mediat britanike: “Do të doja të isha agjenti 007, por pas 20 vitesh.”

26-vjeçari mendon se është shumë i ri për një rol të tillë: “Do të ishte një ide shumë e keqe që James Bond të interpretohej nga një aktor i “njomë”.”

Aktualisht agjenti 007 interpretohet nga një tjetër aktor britanik, Daniel Craig.

Top Channel