“Mercenarët” bashkohen sërish

07/07/2012 20:55

Të stërvitur, por edhe pak të thyer në moshë, aktorët më të famshëm të filmave aksion janë sërish së bashku.

Dy vjet pas suksesit të “The Expendables”, mercenarët e udhëhequr nga Sylvester Stallone janë bashkuar për episodin e dytë.

Në këtë prodhim të ri, me regji të Sly, janë “me kohë të plotë” edhe Bruce Willis e Arnold Schwarzenegger, që në të parin shfaqeshin fare pak, si dhe Chuck Norris, që është më i moshuari nga të gjithë.

Ndërsa personazhi negativ luhet nga heroi i arteve marciale, Jean Claude Van Damme, që këtu drejton një grup terroristësh dhe që në fund të filmit do të ketë një duel trup me trup me Stallone.

Nuk do të mungojnë gjithashtu disa nga personazhet kryesore të episodit të parë si Jason Statham, Jet Li, Dolph Lungdren, etj.

Producenti amerikan Avi Lerner ka sjellë këto ditë në Ischia Global Fest pamjet e para të filmit që më 17 gusht do të shfaqet në kinematë e Shteteve të Bashkuara.

Top Channel