Rihanna padit ish-menaxherët

06/07/2012 18:30

Në moshën 16-vjeçare, kur ishte në hapat e parë të karrierës së saj si këngëtare dhe kur ende nuk kishte marrë famën globale që zotëron sot, Rihanna i besoi menaxhimin e suksesit të saj kompanisë “Berdon LLC”.

Vite më vonë, këngëtarja nga Barbadosi vendos të padisë këtë kompani të cilën e akuzon për mashtrim që i ka shkaktuar në karrierën e saj miliona dollarë humbje dhe agjentët, që u besoi menaxhimin e suksesit i akuzon se u pasuruan në kurriz të saj.

Avokatët e Rihanna-s deklarojnë se shfrytëzimi më i madh ka ndodhur nga viti 2005 deri në 2009. Ata iu referuan një kontrate të lidhur mes këngëtares dhe “Berdon LLC” në vitin 2009 gjatë turneut “Last Call On Earth”. Sipas kësaj marrëveshjeje, 22 përqind e të ardhurave nga koncertet i përfitonte kompania, ndërsa Rihanna merrte vetëm 6 përqind të shumës së siguruar nga shitja e biletave.

Përfaqësuesit ligjorë të këngëtares akuzojnë gjithashtu ish-manaxherët e klientes së tyre se keqmanaxhuan suksesin e saj duke i shkaktuar Rihanna-s miliona dollarë humbje.

Padia u depozitua në gjykatën e Nju Jorkut më 3 korrik dhe beteja ligjore sapo ka nisur.

Top Channel