Pasuria e Tom Cruise dhe Katie Holmes

06/07/2012 09:30

Tom Cruise dhe Katie Holmes, ashtu si çdo çift tjetër i famshëm, kanë disa shtëpi të shpërndara nëpër botë dhe përveç betejës ligjore për kujdestarinë e vajzës 6-vjeçare Suri, do të kenë edhe një betejë tjetër ligjore për ndarjen e pasurive të patundshme.

Sipas mediave amerikane, në kontratën paramartesore është bërë e qartë se Holmes-it i takon rezidenca 35 milionë dollarëshe në Beverly Hills, e blerë nga çifti në vitin 2007.

Por, Cruise dhe Holmes kanë edhe katër shtëpi të tjera, dy prej të cilave aktori i ka blerë para se të martohej me Holmes dhe me siguri që do i mbajë për vete: një shtëpi 15 milionë dollarëshe në Manhattan, një 9.8 milionë dollarëshe në kodrat e Hollivudit, një rezidencë në Kolorado dhe një tjetër në Kaliforni.

Ndërkohë bëhet e ditur se Katie Holmes po përgatiste planin e divorcit gjashtë javë më parë me ndihmën e babait të saj Martin Holmes. Sipas revistës ‘People’, aktorja ndryshoi të gjitha numrat e telefonit dhe adresat e e-mail.

“Askush nuk mund të kontaktojë më me Katie, as miqtë e ngushtë të disa javëve më parë. Edhe familjarët e saj kanë ndërruar numrat e telefonit. Katie ka luajtur rolin edhe me Tomin duke kontaktuar shpesh me të në telefon deri sa kërkoi divorcin”, shprehet një burim për revistën amerikane.

Top Channel