Holmes: Tani ndihem më seksi

06/07/2012 09:50

Të gjithë u habitën nga lajmi i ndarjes së Katie Holmes nga Tom Cruise, por tani duket se shenjat ishin të qarta që gjashtë javë më parë.

Në një intervistë për revistën ‘Elle’, Katie u shpreh se jeta e saj “po hyn në një fazë të re”.

Duke folur në lidhje me moshën e saj (34 vjeç), aktorja deklaroi: “Ndihem më seksi se kurrë. Kur je 20 vjeç mundohesh shumë të dukesh mirë e të kuptosh gjërat, ndërsa unë tashmë jam rehat me veten.”

Në fotot për revistën ajo ka pozuar paksa e zbuluar duke u rebeluar mbase nga kontrolli i rreptë i Tom Cruise, gjithmonë sipas mediave rozë.

Intervista është bërë në mes të muajit maj dhe një burim i pranishëm gjatë saj ka thënë për ‘New York Post’ se Katie nuk dukej aspak e lumtur me marrëdhënien e saj në atë kohë.

“Pyetjeve mbi Tom Cruise ajo mundohej t’i shmangej sa më shumë”, shprehet burimi.

Tom Cruise, i cili kohët e fundit ka qenë i zënë me xhirimin e filmit ‘Oblivion’ në Islandë, është kthyer në Los Angeles për të festuar 50-vjetorin me një drekë të qetë me fëmijët e tij të adoptuar Connor dhe Isabella.

 

Top Channel