Paradis urrente suksesin e Depp

05/07/2012 16:25

Marrëdhënia mes Johnny Depp dhe Vanessa Paradis u shkatërrua sepse aktorja franceze nuk e duronte dot faktin që bashkëshorti i saj ishte shumë i suksesshëm.

Kriza e lidhjes nisi që në vitin 2010, por Paradis vendosi që të mos e bënte publike atë. Sipas ‘Us Weekly’, Vanessa i ka thënë miqve se ka sakrifikuar karrierën e saj për atë të bashkëshortit.

“Cfarëdo që bënte Johnny, Vanessa nuk ishte e lumtur. Nëse ai ishte i zënë me xhirime, ajo ishte e pakënaqur; nëse ai ishte i lirë, ajo e quante dembel dhe e akuzonte se nuk bënte sa duhej për familjen dhe fëmijët”, thekson burimi për revistën amerikane.

“Ata filluan të grindeshin për çdo gjë dhe Depp filloi pijen”, shton burimi.

Në vitin 2010 Depp dhe Paradis vendosën të mos vazhdonin më marrëdhënien, por për të mirën e dy fëmijëve të tyre nuk e bënë publik vendimin.

Top Channel