McConaughey-Alves presin fëmijën e tretë

05/07/2012 16:00

Nuk ka kaluar as edhe një muaj nga dasma e tyre dhe Matthew McConaughey e Camila Alves kanë bërë të ditur se presin fëmijën e tretë së bashku.

Cifti që është i lidhur prej pesë vitesh ka dy fëmijë të tjerë: Levi (4 vjeç) dhe Vida (2 vjeç).

Kohët e fundit aktori Matthew McConaughey nuk ka qenë shumë i kënaqur me një nga filmat e tij më të fundit, ‘Killer Joe’.

Filmi është një thriller ku ka shumë skena nudo dhe histori inçesti. Protagonisti i shumë komedive romantike nuk e ka ndjerë veten aspak mirë në xhirime.

“Është një film që nuk më pëlqeu. Kishte raste që më vinte për të vjellë”, ka theksuar aktori amerikan.

Top Channel