“Amazing Spider-Man”, thyen rekordin e “Transformers”

05/07/2012 03:45

Një ditë më parë kritikët e thanë fjalën e tyre dhe komentet mbi filmin “Amazing Spider-Man”, ishin mjaft pozitive. Por tashmë filmi ka në anën e tij edhe shifrat për ta provuar këtë duke thyer rekorde fitimesh.

Pas debutimit në kinema, Andrew Garfield në robat e superheroit, u shpërblye duke thyer rekordin e kinemave ditën e martë në SHBA, me 35 million $ të ardhura.

Para suksesit të aktorit britanik, mbajtësi i mëparshëm i rekordit ishte filmi “Transformers” me 27.9 milion $, i vendosur po ditën e martën, por në vitin 2007.

Po ashtu si dhjetë vjet më parë, kur në rolin e  triologjisë së njeriut merimangë ishte aktori Tobi Maguire, kritika u tregua dorëlëshuar dhe filmi pati sukses të padiskutueshëm kur vetëm në fundjavën e parë në kinema, grumbulloi 114 milionë dollarë.

Kritika ishte skeptike nëse edhe filmi së bashku me kastin pasardhës të aktorëve do të përsëriste të njëjtin sukses.

Por filmi i fundit, “Amazing Spider-Man”, me Garfield  dhe aktoren e “Rrjetit social”, Emma Stone në rolin e Gwen Stacy, ka mbledhur komente nga më të mirat, ashtu si herën e parë. Madje disa shkrimtarë e kategorizojnë edhe më mirë se vetë origjinali.

Top Channel