Alba i rikthehet detyrës së saj si nënë

05/07/2012 13:00

Vetëm disa ditë më parë, Jessica Alba shkëlqeu me të gjithë hiret e saj në një paradë mode në Paris.

Megjithatë, tashmë është koha që aktorja hollivudiane t’i rikthehet asaj që i pëlqen më shumë… të kalojë kohë me familjen e saj.

31-vjeçarja udhëtoi nga Franca për të festuar festën kombëtare të SHBA-së në 4 korrik, përkrah bashkëshortit Cash Warren dhe dy vajzave të saj, 3-vjeçarja Honor dhe 10-muajshja Haven.

Mënyra se si Jessica arriti të përshtatet nga njëri rol në tjetrin ishte gjithashtu mbresëlënës.

Nga ylli i mbrëmjes në paradën e javës së modës në Paris, ajo veshi menjëherë “lëkurën” e një nëne të përkushtuar, ndërsa u fotografua të mërkurën e veshur në mënyrë të zakonshme, duke shëtitur me vajzën e saj të vogël.

 

Top Channel