50-vjetori i vetmuar i Tom Cruise

05/07/2012 10:45

Tom Cruise kaloi një 50-vjetor të trishtë pothuajse i vetmuar te merkuren, ndërsa Katie Holmes nuk e lejoi që të shikonte vajzën e tij Suri.

Çifti kishte planifikuar një festë të madhe në supervilën 30 milionë dollarëse të aktorit në Los Anxhelos, por të gjitha planet u prishën pas kërkesës suprizë të divorcit, nga ana e Holmes.

Nga ana e tij, Cruise vendosi të kthehej përpara kohe në SHBA nga xhirimet e filmit që po zhvillon në Islandë, për arsye të panjohura.

Aktori mbushi 50-vjetorin në datën tre korrik, por në festën e planifikuar gjatë së mërkurës, ai takoi vetëm dy fëmijët e tij të birësuar gjatë martesës me Nicole Kidman, Connor dhe Isabellan.

Ndërkohë, aktori e pati të pamundur të takohej me vajzën e tij të vetëm biologjike, 5-vjeçaren Suri, e cila është duke qëndruar aktualisht me 33-vjeçaren Holmes.

Cruise dhe aktorja 17 vjet më e re në moshë u lodhën në martesë në vitin 2005, por duket se një seri mosmarrëveshjesh, përfshi çështjen e edukimit fetar të së bijës, çuan Katie të kërkonte zgjidhjen e martesës.

Top Channel