Mila Kunis dhe çmimi i famës

04/07/2012 10:05

Ka qenë e dashura e protagonistit të filmit “I vetëm në shtëpi” Macaulay Caulkin dhe mediat e kanë lidhur me Justin Timberlake e Ashton Kutcher, por Mila Kunis këmbëngul se është shumë vetmitare dhe beson se do të vazhdojë të mbetet e tillë për shkak se është e famshme.

Në një intervistë për revistën ‘Elle’, aktorja 28-vjeçare pranon se e ka të vështirë të takojë një mashkull: “Askush nuk më kërkon takim sepse unë nuk e di ku mund të takohemi. Nuk mund të shkoj askund. Mundohem të jem një vajzë normale beqare, por e di që e kam të pamundur sepse ky çmim duhet paguar për famën.”

Edhe pse mori shumë vlerësime për rolin e saj në filmin ‘Black Swan’, Kunis është më e famshme për rolet në filmat komedi.

Aktorja shpjegon: “Mua më pëlqen humori në jetë dhe mendoj se nuk ka arsye pse humorin mos e përcjell edhe në kinema. Ka disa njerëz që nuk e pranojnë një femër të bëjë karagjozllëqe në filma, por për mua nuk ka asgjë të keqe.”

Top Channel