Ka qenë një nga aktorët më të pëlqyer në botë falë rolit të James Bond, por edhe pse nuk është më agjenti 007, Pierce Brosnan tregoi se sharmi nuk i ka humbur me kalimin e kohës.

Aktoret Fan Bingbing dhe Milla Jovovich u panë të hënën të ulura pranë tij në Javën e Modës së Parisit duke konkurruar për vëmendjen e aktorit 59-vjeçar.

Një burim tha për ‘Daily Mail’: “Pierce ishte i rrethuar nga femrat. Duhet ta ketë ndjerë veten edhe një herë tjetër si James Bond.”

Në javët e fundit aktori ka punuar intensivisht për xhirimet e filmit të tij të fundit me titull ‘Love Punch’, ku do të intrepretojë përkrah Emma Thompson.

Filmi tregon historinë e një çifti të divorcuar të cilët bashkohen për të rekuperuar paratë e pensionit që u janë vjedhur.

Filmi do të shfaqet vitin e ardhshëm.

Top Channel