Penelope Cruz: Më pëlqen të jem amvisë

03/07/2012 13:40

Penelope Cruz është bërë një “grua për shtëpi” që kur ka lindur Leon (në janar të vitit 2011) dhe thekson që po i pëlqen gjithmonë e më shumë të merret me punët e shtëpisë.

“Tani që jam amvisë më duket diçka shumë e bukur”, thekson aktorja spanjolle, e cila kohët e fundit ka prezantuar një film të ri me regjisorin Woody Allen me titull ‘To Rome With Love’.

Në një intervistë për revistën ‘Hello’, bashkëshortja e aktorit Javier Bardem, tregon se është një eksperte e pastrimit të shtëpisë.

“Kam mësuar gjatë xhirimeve të filmit ‘Volver’ sepse personazhi im e kalonte ditën duke bërë punë shtëpie. Për tu përgatitur sa më mirë shkoja tek shtëpia e mamasë dhe e motrës për tu praktikuar”, kujton aktorja.

Top Channel