Kate Beckinsale është krenaria e Anglisë në botën e Hollivudit jo vetëm për aftësitë si aktore, por edhe për bukurinë e saj.
Në prag të 39-vjetorit të lindjes, Kate rrëfen në një intervistë për revistën ‘Glamour’ se nuk do të kërkojë ndihmën e kirurgjisë plastike për të qëndruar e re edhe pse në Hollivud është e rrethuar nga meshkuj dhe femra që kanë bërë 2 ose më shumë operacione.
“Mendoj se bukuria është një dhuratë që e ke për disa kohë dhe duhet ta shfrytëzosh deri sa të zgjasë. Nëse ke fatin të kesh një vajzë dhe t’ia përcjellësh këtë bukuri, aq më mirë”, shprehet protagonistja e sagës ‘Underworld’.
Më tej, Kate nuk e kupton pse femrat i vënë presion vetes për të qenë sa më në formë menjëherë pasi lindin një fëmijë.
“Ka një urrejtje ndaj proceseve normale që ndodhin në trupin e femrës. Shtatzania e ndryshon trupin e gruas dhe është diçka shumë normale. Kur unë linda vajzën shtova shumë në peshë, por kam qenë me fat që në Angli atëherë nuk kishte shumë paparacë dhe mund të dilja e qetë rrugëve pa menduar se si të isha në formë për xhinset”, thekson aktorja.
Top Channel