Rita Ora, magjepëse me tuta sportive

02/07/2012 19:20

Në një ngjitje të vazhdueshme drejt “altarit” të famës, Rita Ora u shfaq magjepëse në koncertin e saj të fundit edhe me një veshje sportive.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, e veshur me një kostum trupor me ngjyra bardhë e blu dhe atlete, performoi ditën e dielë në një plazh të bregdetit britanik, në Ueston.

Rita Sahatçiu, siç është mbiemri i saj i vërtetë, fitoi famë ndërkombëtare me këngën e saj “Hot Right Now”, e cila kryesoi renditjen e këngëve më të mira në Britani në fillim të vitit.

Paralelisht, në një intervistë të publikuar në “The Sun”, Rita 21-vjeçare tregoi se albumi i saj i ri do të publikohet në muajin shtator dhe paralajmëroi fansat e saj se do të tronditen nga fakti që në albumin në fjalë do të jetë këngë të disa rrymave të ndryshme.

Top Channel