Reforma zgjedhore, PS dorëzon propozimet

27/06/2012 00:00

PS ka dorëzuar në Komisionin e Reformës Zgjedhore një draft me propozime duke synuar zhblloklimin e ngërcit ku është futur kjo reformë. Propozimet e socialistëve lidhem me formulën e riformatimit të Komisionit Qendror Zgjedhor, numërimin dhe identifikimin elektronik përfshi atë të procesit të ankimimit, tre prej cështje ku socialistët dhe demokratët nuk mundën të gjejnë dakortësinë.

Sipas antarëve socialistë në këtë komisionin propozimet e tyre reflektojnë shqetësimet e paraqitura nga ekspertët e ODIHR si dhe janë në sinkron me kodin e praktikava të mira për administrimin zgjedhor.

KQZ

Propozimi për KQZ është riformuluar me qëllin zgjerimin skemës së propozimin duke kënaqur më së miri rekomandimin e ODIHR për një formulë më të besueshme që mundëson zbatimin neutral të ligjit. Socialistët propozojnë, Anëtari i shtatë dhe njëkohësisht Kryetar i KQZ-së, zgjidhet  jo më vonë se 10 ditë pasi të ketë përfunduar procedura e zgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së.  

Dhoma Kombëtare e Avokatëve, Avokati i Popullit, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, dhe të paktën 4 organizata të shoqërisë civile që kanë përvojë më shumë se 5 vjet në fushën e zgjedhjeve,  i paraqesin kuvendit të paktën dy kandidatë.Kandidaturat e përzgjedhura i nënshtrohen seancës dëgjimore në Komisionin e Kuvendit që mbulon cështjet  ligjore dhe adminisratën publike.

Komisioni i propozon kuvendit për votim dy kandidatë të përzgjedhur në mënyrë kolegjiale dhe unanime pas konsultimit me të gjithë partitë parlamentare.Kryetar i KQZ-së zgjidhet kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të deputetëve të Kuvendit pas votimit të fshehtë.  

Gjithashtu socialistët propozojnë që dy nga anëtarët e zgjedhur të KQZ-s mbajnë detyrën për 3 vjet me të drejtë rizgjedhjeje. Anëtarët që u ndërpritet mandati përpëra kohe përcaktohen me short mes tre anëtarëve të propozuar nga shumica  parlamentare dhe tre anëtarëve të propozuar nga opozita parlamentare . Ndërsa  Kryetari i KQZ  ushtron këtë detyrë për  4 vjet me të drejtë rizgjedhjeje.

Numërimi  elektronik

Me qëllim verifikimin  dhe regjistrimin e  pjesmarjes së zgjedhësve në ditën e  votimit  socialistët propozojnë të ngrihet sistemi elektronik  i integruar  për verifikimin dhe regjistrimin e pjesmarjes së zgjedhësve në votim.

Zgjidhja teknike duhet të integrojë te gjithë elementët e nevojshëm, përfshirë  pajisjet,  programet, liçensat ose çertifikatat përkatëse, për të garantuar siguri dhe  thjeshtësi në perdorim. Paisja  që  përdoret në QV, funksionon  në mënyrë të pavarur  nga njësia qëndrore ,  duke lexuar përmbajtjen e dokumentit të identitetit elektronik.  Duke iu referuar rekomandimeve të ekspertëve të ODIHR, socialistët kanë ndërtuar dy propozime që lidhen me numërin elektronik të fletëve të votitimit.

KQZ përcakton planin e veprimit për përmbushjen e projektit të SEN në një numër të caktuar  të ZAZ-ve sipas përcaktimit me akt normativ të KQZ , që në cdo rast përbëjnë të paktën 10 përqind të numrit të zgjedhësve të vendit. KQZ përcanton planin e veprimit për përmbushjen e projektit të SEV në  të gjitha QV-të e njësive vendore me mbi 20 mijë zgjedhës.

Ankimimi

Socialistët me propozimet dërguar komisionit të rreformës zgjedhore thjeshtësojnë procesin e ankmimit pas procesit zgjedhor. Me kërkesë të dy anëtarëve të saj, KQZ-ja është e detyruar të marrë provat e kërkuara nga dy anëtarët që kanë paraqitur kërkesën.

Provat që kërkohen lidhen me faktin e pretenduar  për të cilën ka filluar shqyrtimi administrativ. Kërkesa mund të paraqitet me shkrim ose verbalisht në seancën publike të shqyrtimit të ankimit. Kërkesa nuk i nënshtrohet diskutimit apo votimit në KQZ,  e cila është e detyruar të procedojë menjëherë me marrjen dhe shqyrtimin e provave të kërkuara.

Top Channel