Drejtori për Zgjerimin e BE dhe Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme në Mbretërinë e Bashkuar, zotin Owen Jenkins, po viziton Tiranën dhe është takuar me kryeministrin Sali Berisha.
Sipas një njoftimi për shtyp, kryeministri ka vlerësuar gatishmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për dhënien e asistencës për reformat, ndersa Zoti Jenkins theksoi rëndësinë e përmbylljes së reformave në kuadër të integrimit europian.
Gjithashtu, drejtori për Zgjerimin e BE-së dhe Ballkanin Perëndimor në “Foreign Office”, është takuar edhe me kreun e opozitës Edi Rama, i cili e njohu me situatën politike në vend dhe pengesat që hasen në ecurinë e reformave elektorale, parlamentare, reformën e gjyqësorit dhe problemin e heqjes së imunitetit të zyrtarëve të lartë.
Gjatë takimit u diskutua edhe mbi zhvillimet më të fundit në rajon dhe ndikimin që ka në avancimin e secilit vend sa i takon axhendës europiane.
Top Channel