Egjipt, Mubarak lufton me vdekjen

11/06/2012 16:40

Gjendja shëndetësore e ish-Presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, është në përkeqësim të vazhdueshëm, raportuan burime zyrtare gjatë së hënës.

84-vjeçari, i dënuar me burgim të përjetshëm në 2 qershor për rolin e luajtur në vrasjen e 860 protestuesve gjatë muajit të trazirave që sollën fundin e regjimit të tij 32-vjeçar në shkurt 2011, vuan nga probleme të frymëmarrjes dhe presionit të gjakut.

Megjithatë, një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme përcaktoi se ai nuk është në koma.

Familjarët e Mubarak kanë bërë thirrje të vazhdueshme përballë kësaj situate që të rikthehet në një spital ushtarak, ku ka marrë një trajtim më të specializuar përpara se të dërgohej në një burg të sigurisë së lartë.

Sipas burimeve të pakonfirmuara, Mubarak është duke vuajtur edhe nga disa probleme psikologjike.

Zyrtarë të burgut të Torës, duke folur me kushtin e anonimitetit, thanë se Mubarak është duke luftuar për jetën e tij, ndërsa në dy raste i ka pushuar zemra dhe është rikthyer në jetë falë goditjeve elektrike.

Megjithatë, ata nuk konfirmuan nëse 84-vjeçari kishte pësuar apo jo një infarkt.

Më parë, agjensia “Reuters” konfirmoi se Mubarak i ishte dhënë frymëmarrje artificiale pesë herë brenda një dite të vetme, gjatë javës së shkuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA