Elbasan, arrestohet shitësi i drogës

09/06/2012 00:00

Në kuadër të operacionit të koduar “Dyshja” policia e Elbasanit ka
arrestuar një person, i cili akuzohet për tregti të lëndëve narkotike,
si dhe eshte shpallur në kërkim një tjeter.

Burime nga policia lokale thanë se i ndaluari është 23-vjeçari Selim Alla, banues ne fshatin Zgosh te Librazhdit, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.

Sipas policisë thuhet se kapja e Selim Allës u bë tek sheshi “Gensher” ne Elbasan dhe ne momentun e arrstimit iu gjetën 3 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Lidhur me të ndaluarin u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “Prodhim, shitje të lëndëve narkotike”.

Gjirokaster, sekuestrohet droge

Nje sasi prej 20 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Gjirokastres paraditen e se shtunes.

Ngjarja ka ndodhur prane ish agjensise se vjeter te udhetareve ku unformat blu kane konstatuar nje automjet te cilin kane tentuar ta ndalojne.

Drejtuesi i mjetit sapo ka pikasur policine ka hedhur cantat e mbushura me hashash dhe eshte larguar menjehere ne drejtim te paditur. Policia ka bere te mundur identifikimin e poseduesit te lendes narkotike dhe burime nga kjo polici bejen te ditur se behet fjale per nje person nga Lazarati, identiteti i te cilit nuk behet i ditur per arsye hetimi. Policia po punon per kapjen e tij.

Top Channel