Dekorohet mësuesi grek

08/06/2012 00:00

Duartrokitjet nuk mbarojnë në sallë kur konsulli i Shqipërise në Selanik
Riza Poda, i jep drejtorit të shkollës fillore të lagjes Eukarpia në
Selanik, Aleksandros Filipidis, një certifikate mirënjohje nga Ministria
e Arsimit të Shqipërisë të firmosur nga vete prof.dr Myqerem Tafaj.

Eshte mesuesi grek, qe se bashku me 24 nxenes te klases se gjashte para kater vitesh, u bene simbol i humanizmit te pashembullt, duke ndihmuar ne mbledhjen e nje shume te madhe parash, per t’i dhene mundesi nxenesit shqiptar te kesaj shkolle Ilia Demiri, te kurohej nga kanceri ne kocka, ne nje prej spitaleve te Frances.

“Kam ne duart e mia nje titull te vecante qe ju perket gjithe femijeve te Greqise, gjithe grekeve dhe kjo na jep mundesine qe dy popujt tane te jene gjithnje te bashkuar”, thotë Aleksandros Filipidis, drejtor i shkollës fillore.

Odiseja e gjate e dhjetevjecarit atehere Ilia dhe e perpjekjeve te prinderve te tij u kurorezua me humanizmin dhe solidaritetin e shokeve te klases te cilet ne fillim mblodhen parate e arkave te tyre te kursimit,e me pas drejtori i kesaj shkolle sensibilizoi bashkine e qytetit, kishen, te gjitha shkollat fillore te Greqise dhe kudo femijet greke dergonin kursimet e tyre.

“Marredheniet midis Shqiperise dhe Greqise jane me te vertete te shkelqyera.Edhe ky aktivitet sot tregoi per nivelin e ketyre marredhenieve. Ka me dhjetera raste te tilla ne Greqi ku tregohet miqesia ,bashkepunimi ndermjet shqiptareve dhe grekeve,familjeve shqiptare dhe greke,te cilet bejne shume per njeri-tjetrin”, tha Riza Poda konsulli i Shqiperise ne Selanik.

Ne aktivitetin e organizuar nga konsullata shqiptare ne Selanik merrnin pjese edhe perfaqesues te autoriteteve vendore.

“Femijet na tregojne rrugen e duhur. Me ne fund te kuptojme qe nuk duhet te kete mesazhe raciste .Ekziston dashuria,adhurimi dhe liria  per barazine edhe per bashkeqytetarin tone. Popujt e Ballkanit duhet te jetojne ne paqe dhe te vellazeruar”, tha Dionisis Psomiadhis, kryetari i qarkut te Greqise se Veriut.

Ne fund me nje shfaqje emocionuese, femijet e nje klase te shkolles greke kane cuar nje mesazh te fuqishem ne shqip dhe ne greqisht per humanizmin, fqinjesine e mire dhe solidaritetin midis njerezve dhe sidomos midis fqinjeve.
 

Top Channel