Elbasan, grindje mes të rinjve, një i lënduar

04/06/2012 00:00

Një grindje banale në lokal për pak i ka kushtuar jetën një të riu nga
Elbasani. Ai është qëlluar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të
sotëm, pas një zënke të çastit me një klient tjetër të lokalit.

Sipas policisë lokale 30-vjeçari Fatos Gjeli është qëlluar disa herë me armë zjarri, në momentin që po dilte nga lokali.

Ai është transportuar me urgjencë për në spitalin rajonal të Elbasanit, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë pak orë pas ngjarjes, policia lokale ka deklaruar se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, Kujtim Zhika. Uniformat blu po kryejnë krehjen e zonës ku ka ndodhur ngjarja dhe po vijojnë kontrollohet në banesat e personave që kanë lidhje fisnore apo miqësore me autorin e dyshuar të ngjarjes.

Top Channel