Veshja provokuese e Kylie Minogue

25/05/2012 16:30

Kylie Minogue vazhdon të vërtetojë se në moshën 43-vjeçare është ende një nga femrat më të pëlqyera në botë.

Këngëtarja ka treguar shumë nga trupi i saj në videoklipin e këngës Timebomb. Në këtë video të xhiruar në Londër shihet Minogue me një veshje si rrjetë merimange që lë shumë pak pa treguar në sytë e publikut.

Këngëtarja ndodhet në Francë gjatë këtyre ditëve për promovimin e filmit të saj ‘Holy Motors’ në Festivalin e Kanës.

Por, në intervistën për revistën franceze ‘Paris Match’ fokusi u përqendrua në betejën e saj të fituar me kancerin.

“Nuk ka ditë që të mos mendoj për atë periudhë. Njerëzit mendojnë se gjithçka kalon dhe harrohet, por nuk është kështu”, u shpreh Minogue, e cila në vitin 2005 u diagnostikua me kancer në gji.

Top Channel