Robbie Williams do të bëhet me vajzë

25/05/2012 21:10

Robbie Williams u lumturua shumë kur mori vesh që bashkëshortja e tij ishte shtatzënë dhe tani lumturia e tij është shtuar kur ka marrë vesh se fëmija që pret Ayda Field është vajzë.

“Jam shumë i gëzuar, po pres me padurim të bëhem baba. Jeta ime tani është fantastike”, është shprehur këngëtari për mediat britanike.

Ish-pjesëtari i grupit Take That e ka të qartë se si do të sillet me vogëlushen: “Do t’i mësoj arte marciale që të mbrohet kur të rritet. Gjithashtu do t’i mësoj të luaj futboll, të bëjë boks dhe karate.”

“Duhet që tipat si puna ime t’i qëndrojnë larg e për këtë arsye do e përgatis mirë”, shton me shaka Williams.

Top Channel