Katy Perry vishet si për funeral

25/05/2012 13:20

Këngëtarja e “California girl”, Katy Perry, vendosi të ndërrojë stilin e saj shumëngjyrësh, me një pamje të denjë për “një funeral”, ndërsa u paraqit në një eveniment social në Nju Jork, ditën e enjte.

27-vjeçarja ishte veshur nga koka në këmbë me ngjyrë të zezë, me të cilën binin në kontrast vetëm flokët e saj ngjyrë vjollcë.

Së fundmi, Perry është zgjedhur e katërta midis 100 femrave më tërheqëse në botë nga revista për meshkuj, “Maxim”.

Në një intervistë, këngëtarja u shpreh se është e bindur se joshja që u imponon meshkujve u atribuohet vetëm personalitetit të saj unik.

”Më përkëdhel në sedër fakti që ka nga ata që besojnë se unë jam shumë tërheqëse”, deklaroi Perry në “ET Online”. “Mendoj se është sjellja ime, karakteri im i çrregullt dhe i veçantë që më bën të dukem edhe më tërheqëse nga sa jam në të vërtetë. E kam fjalën për faktin që jam në rregull me faktin që jam e çuditshme”.

Top Channel