Keira Knightley është fejuar me të dashurin e saj, rokerin James Righton. Zëdhënësi i aktores britanike konfirmoi se Knightley e pranoi propozimin e të dashurit me të cilin ka 15 muaj e lidhur.

Londinezja 27-vjeçare e ka mbajtur gjithmonë të fshehtë për mediat marrëdhënien e saj dhe ende çifti nuk është fotografuar në tapetin e kuq.

Keira Knightley është bërë e famshme në Hollivud që kur interpretoi në filmin ‘Bend It Like Beckham’ 10 vjet më parë.

Më pas ka fituar prestigj në sagën “Piratët e Karaibeve” dhe në filma si ‘Atonement’ dhe ‘Pride & Prejudice’.

Top Channel