Arta Dobroshi tregon të pasmet në Kanë

25/05/2012 00:00

Arta Dobroshi, aktorja me origjinë shqiptare e cila ndodhet në Festivalin e Filmit në Kanë për të promovuar filmin francez ku interpreton, pësoi një incident të vogël.

Aktorja u vu në qendër të vëmendjes pasi një erë e fortë bëri që fustani i saj të ngrihej më shumë seç duhej duke i “nxjerrë në pah” të pasmet në një nga incidentet më të bujshme të festivalit deri tani.

Arta Dobroshi ishte e shoqëruar nga protagonistët e tjerë të filmit ‘Trois Mondes’ (Tre Botë), Raphael Personnaz dhe Clotilde Hesme.

Dobroshi, e lindur në Prishtinë nga prindër shqiptarë, është e para aktore shqiptare që ka kaluar në tapetët e kuq të Festivalit të Kanës, Festivalit të Berlinit dhe Festivalit Sundance.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel