Lady Gaga, polemika në Bangkok

24/05/2012 16:10

Lady Gaga është vënë në qendër të polemikës në forumet e internetit në Tajlandë për një koment në të cilin la të kuptohej se gjëja më e mirë në Bangkok ishin gjërat fallso.

“Sapo kam mbërritur në Bangkok. Jam gati për 50 mijë “përbindëshat” tajlandezë që do të bërtasin në koncert. Dua të shkoj në një merkatë dhe të blej një Rolex fallso”, ishte komenti i këngëtares në profilin e saj në Twitter.

Një përdorues komentoi: “Për të blerë një orë Rolex fallso duhet të kalosh një herë 15 dyqane me disqe fallso të Lady Gaga.”

“Është i çuditshëm opinioni që kanë për Tajlandën njerëzit që nuk jetojnë këtu”, shkruan një tjetër përdorues.

Orat luksoze jo origjinale janë disa nga objektet më të vlerësuara nga turistët e huaj që vizitojnë Bangkokun.

Lady Gaga do të mbajë një koncert të premten në stadiumin Rajamangala të Bangkokut ku janë shitur të gjitha biletat.

Top Channel