“Si është të ndash skenën me ish-in?”/ Mateo ‘shtanget’ nga pyetja e Erjola Doçit, cili ishte reagimi i finalistit të BBVIP 5
Sot në Kanë është radha e filmit “The Paperboy”, me protagoniste të padiskutueshme aktoren e famshme Nicole Kidman.
Në filmin në fjalë, një thriller erotik, interpretojnë edhe aktorë të tjerë të njohur si Matthew McConaughey dhe aktori i ri Zac Efron.
Ky i fundit, pak kohë më parë u shpreh mjaft entuziast për interpretimin përkrah Kidman, me të cilën ka edhe një skenë erotike, duke e cilësuar si “kulmin e karrierës. 
Vetë Kidman është shfaqur në Kanë e veshur me një fustan portokalli dhe ka pozuar gjatë për fotografët, herë vetëm dhe herë të tjera bashkë me kolegët e saj në filmin konkurrent.
Top Channel