Fabregas “karikohet” për Europianin në Ibiza

24/05/2012 18:40

Ylli i Barcelonës, Cesc Fabregas, është duke shfrytëzuar në maksimum kohën e lirë përpara fillimit të Europianit për t’u relaksuar përkrah të dashurës së tij, Daniella Semaan.

Mesfushori, i cili nuk do të luajë në finalen e Kupës së Spanjës përballë Bilbaos, ditën e premte, ndodhet aktualisht në Ibiza, ku gjëja e fundit në mendimet e tij është mbrojtja e titullit kampion të iberikëve në Poloni dhe Ukrainë.

Në rërën e argjentë të një prej plazheve më të mirënjohur në botë, Fabregas dhe partnerja e tij nuk i kursyen gjestet intime, pavarësisht vetëdijes se ishte i rrethuar nga ana fotografë.

Nga ana e saj, Daniella, ish-gruaja e një milioneri të përfshirë me biznesin e pronave të patundshme, kishte zgjedhur të udhëtonte në këto pushime përkrah Fabregas pa dy fëmijët e saj nga martesa e mëparshme (një vazjë 11-vjeçare dhe një djalë 9-vjeçar).

Prej kohësh, ndienjat e forta të Fabregas ndaj partneres së tij janë diçka e njohur.

Mesfushori i Barçës ka bërë një tatuazh “D” në dorë, rrethuar nga disa shkrime arabike, të cilat janë zbuluar se kanë domethënien: “D. ime përgjithmonë”.

Top Channel